Policia e RMV-së dhe e Kosovës në një aksion të përbashkët parandaluan kontrabandën me rroba dhe këpucë

nga Redaksia

Shkup, 10 prill – Ministria e Punëve të Brendshme RMV-së njofton se në një aksion të përbashkët të policisë kufitare të Maqedonisë dhe Kosovës është parandaluar kontrabanda e veshjeve dhe këpucëve

“Dje (09.04.2025), në zonën e kufirit shtetëror afër fshatit Tanushë, Shkup, në anën e Kosovës dhe Maqedonisë, Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Veri pranë Departamentit për Çështje Kufitare dhe Migrim të Byrosë për Siguri Publike dhe Policia Kufitare e Kosovës kanë ndërmarrë një aksion të përbashkët dhe të koordinuar për parandalimin e kontrabandës me mallra të ndryshme”.

“Kështu, në anën kosovare është kontrolluar një furgon Volkswagen me targa nacionale të Kosovës dhe janë gjetur mbi 100 pako me mallra tekstili dhe mallra të tjera, pas së cilës shoferi është privuar nga liria”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More