Policia ka dënuar 123 shoferë në Shkup, prej tyre 37 për vozitje të shpejtë

nga Xh M

Shkup, 28 korrik – Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.

Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 123 kundërvajtje, prej të cilave 37 gjoba për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, 11 sanksione për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit, gjashtë gjoba për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe)…

Nga MPB bëjnë të ditur se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe ju apelojnë të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More