Dy persona janë arrestuar në fshatin Vajnik të komunës së Skenderajt, nën dyshimin për armëmbajtje pa leje.
Sipas Policisë së Kosovës, gjatë një kontrolli në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar: një armë automatike e tipit AK-47 me 60 fishekë, një pushkë gjuetie me 18 fishekë, një pushkë ajrore dhe një revole me gaz.
Pas intervistimit në stacionin policor dhe me urdhër të prokurorit kompetent, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti është në trajtim të mëtejmë nga organet e rendit.