“Poligraf”: Dezinformatë është se përveç Vankovskës, kandidatët për president nuk kanë program

nga I Z

Në fushatën parazgjedhore, disa politikanë në vend përdorin të pavërteta dhe dezinformata për të sulmuar kundërshtarët e tyre politikë.

Shembull i tillë është statusi në Fejsbuk i liderit dhe deputetit të partisë “E majta”, Dimitar Apasiev, i botuar më 15 prill 2024, ku thuhet: “Duan të jenë PRESIDENT i Republikës…E programe? Nuk kanë! (përveç Vankovskës)”.

Mirëpo, ky pohim i Apasievit është i pasaktë, gjë që shihet nga programet e botuara në uebfaqet e kandidatëve dhe partive, si dhe nga raportimet e mediave.

Për shembull, Stevo Pendarovski, i cili garon për mandat të dytë presidencial, e ka botuar programin zgjedhor në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe në uebfaqen e tij. Edhe programi i Gordana Siljanovska-Davkovës, kandidate për kryetare e VMRO-DPMNE-së opozitare, është botuar si tekst në uebfaqen e kësaj partie.

Program ka edhe kandidati i Frontit Evropian të udhëhequr nga BDI, Bujar Osmani, e dokumenti është publikuar në uebfaqen e tij në gjuhën shqipe, në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën turke. Po ashtu, edhe Arben Taravari, kandidati i koalicionit opozitar VLEN, në uebfaqen e tij ka publikuar program në gjuhën shqipe dhe në gjuhën maqedonase.

Edhe Maksim Dimitrievski, kandidat i Lëvizjes ZNAM, e ka promovuar programin, përmbajtjen e të cilit e kanë botuar disa media onlajn në vend.

Prandaj, pohimi i deputetit Apasiev se kandidatët për president nuk paskan program, përveç Vankovskës, është i pavërtetë dhe mund të vlerësohet si dezinformatë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More