Shkup, 31 gusht – Subjektet politike veçmë në fushatë parazgjedhore edhe pse afatet e konfirmuara nga KSHZ njoftojnë nisjen e fushatës më 29 shtator.
Parafushata e shtrirë në terren sipas profesorit universitar Hasan Jashari është praktikë e njohur bashkë me retorikën e ashpërsuar. Kjo sipas tij bëhet me qëllim të përfitimit të votuesve.
“Këto gjëra janë të zakonshme dhe kanë ndodhur edhe më herët, mirpo ajo që është risi që e shohim ne, që e vërejmë, që e perceptojmë është se kjo fushatë ka marrë dimensione pak më të ndërlikuara duke kërkuar edhe përfshirjen e organeve të ndjekjes, ja të nxjerin argumente për njëri tjetrin, gjë që nuk ka qenë në mënyrë kaq ilustrative e përdorur si metodë e punës më përpara. Por ne duhet të mësohemi me këto gjëra dhe në të ardhmen nuk duhet presim punë më të mençura, do të ketë ja sulme të njërës palë, përgjigje të palës tjetër. Kjo bëhet me qëllim që të përfitohen votuesit”, u shpreh profesori universitar Hasan Jashari.
Sipas Jasharit kryetarët e ardhshëm të komunave do të duhet të merren me problemet ekzistenciale të qytetarëve, e jo vetëm me çështjet partiake apo dhënien e rrogave. Fokusi sipas Jasharit do të duhet të vehet në programet zgjedhore, duke dhënë konfirmime se të njëjtat do të realizohen në një afat të caktuar.
“Në komunat rurale shqiptare nuk ka ndihmë të shpejtë, nuk ka zjarrfikës, nuk ka bankomate, nuk ka të shënuara parkingje. Kjo sot është nevojë ekzistenciale. Ka kaos të trafikut. Nëpër qytete nuk ka parkingje, ka kaos në komunakcion. Nëse një kryetar komune nuk mund të zgjidh këto probleme ekzistenciale të njeriut, atëherë përsëri njerëzit do të ikin prej këtu dhe përsëri çdo vjet do ti numërojmë problemet e njëjta. Mendoj se kjo do të ishte parësore, që në situata të këtilla parazgjedhore, në fushata, në mënyrë shkrimore të jepen garancione se si mund të zgjidhen këto probleme dhe të vehen afate të caktuara”, theksoi Jashari.
Rethi i parë i zgjedhjeve lokale për kryetar komunash do të mbahet më 19 tetor, kur do të votohet edhe për këshilltarët komunal. Rrethi i dytë zhvillohet më 2 nëntor. Fushata në rrethin e dytë vijon deri më 31 tetor.
Pjesmëarësit në zgjedhje listat e kandidatëve do të mund ti dorëzojnë te Komisionet Komunale Zgjedhore deri më 13 shtator. KSHZ më 25 shtator nëpërmjet shortit bën renditjen e kandidatëve në fletëvotime.