Polonia thotë se do arrestojë Putinin, nëse fluturon nëpër hapësirën e saj ajrore drejt Hungarisë

nga D. V.

Polonia ka paralajmëruar të martën presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, kundër udhëtimit në hapësirën e saj ajrore për një samit në Hungari me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, duke thënë se mund të detyrohet të ekzekutojë një urdhërarresti ndërkombëtar nëse ai do ta bënte këtë, raporton Reuters.

Megjithatë, Bullgaria do të ishte e gatshme ta lejonte Putinin të përdorte hapësirën e saj ajrore nëse samiti mbahet në Hungari, është cituar të thoshte ministri i Jashtëm, Georg Georgiev.

“Nuk mund të garantoj se një gjykatë e pavarur polake nuk do ta urdhërojë qeverinë të shoqërojë një avion të tillë për të dorëzuar të dyshuarin në gjykatën në Hagë. Dhe, për këtë arsye, nëse ky samit do të zhvillohet, shpresojmë me pjesëmarrjen e viktimës së agresionit, avioni do të përdorë një rrugë tjetër”, ka thënë ministri i Jashtëm i Polonisë, Radoslaë Sikorski për Radio Rodzina.

Urdhërarresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) i detyron shtetet anëtare të gjykatës të arrestojnë Putinin nëse ai shkel në territorin e tyre. Sikorski javën e kaluar akuzoi Rusinë për një përshkallëzim të luftës në Ukrainë, duke thënë se inkursioni i saj me dronë në Poloni muajin e kaluar dukej të ishte i qëllimshëm.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More