Prattipati takon përfaqësuesit e Listës Serbe: Me rëndësi thelbësore që të gjitha komunitetet të marrin pjesë në institucionet e vendit

nga L. M

E ngarkuara me Punë e Misionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Anu Prattipati, priti sot në takim përfaqësues të Listës Serbe.

Gjatë bisedës, ajo theksoi rëndësinë që kanë pjesëmarrja e gjerë dhe përfshirja e të gjitha partive politike të themeluara në proceset demokratike të vendit, në mënyrë që çdo komunitet në Kosovë të ketë një zë të përfaqësuar në të ardhmen e tij.

Prattipati nënvizoi se është thelbësore që komuniteti serb i Kosovës dhe përfaqësuesit e tij të marrin pjesë në mënyrë aktive në institucionet e vendit.

“Vetëm përmes përfshirjes së drejtpërdrejtë dhe të vazhdueshme, mund të dëgjohen dhe adresohen realisht zërat, shqetësimet dhe nevojat e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More