Prattipati viziton veriun: Qeveria e Kosovës ka përgjegjësi të garantojë paqen për qytetarët

nga D. V.

Pas mbylljes së disa zyrave të strukturave paralele serbe në veri të vendit, e Ngarkuara me Punë në Ambasadën amerikane në Kosovë, Anu Prattipati ka qëndruar sot në veri ku u takua me përfaqësues politikë si dhe Policinë e Kosovës.

Kështu u bë e ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook të Ambasadës amerikane në Kosovë ku ndër të tjera thuhet se është përgjegjësi e Qeverisë së Kosovës që të sigurojë që të gjithë qytetarët të jetojnë në mënyrë paqësore.

“E Ngarkuara me Punë Anu Prattipati ka zhvilluar sot një vizitë produktive në veri të Kosovës, ku ka takuar liderë të shoqërisë civile, përfaqësues politikë dhe Policinë e Kosovës. CDA përsëriti qëndrimin e qeverisë së SHBA: stabiliteti dhe siguria janë kyçe. Është përgjegjësi e Qeverisë së Kosovës që të sigurojë që të gjithë qytetarët të jetojnë në mënyrë paqësore”, thuhet në postim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More