Predhë anti-tank e uniforma ushtarake me emblemë të ushtrisë serbe gjenden në një shtëpi në Jarinje

nga D. V.

Uniforma ushtarake me emblema të ushtrisë serbe e predhë anti-tank janë gjetur në një shtëpi të pabanuar në fshatin Jarinje e Poshtme mbrëmjen e së martës.

Policia ka treguar çka konfiskuan, por thekson edhe se në atë lokacion nuk kanë hasur në ndonjë person të dyshuar apo ndonjë dëshmitar.

“Fsh. Jarinje e Poshtme 18.11.2025 – 19:30.  Njësiti policor gjatë patrullimit kishte vërejtur se një shtëpi e pabanuar kishte pasur të thyer-dëmtuar derën dhe kur kanë hyrë brenda kanë pa se kishte pas uniforma ushtarake dhe një predhë anti-tank. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar një predhë anti-tank cal. 37 mm modeli M38 dhe uniforma ushtarake me emblema të ushtrisë Serbe si: një këmishë me mëngë të shkurta, dy xhaketa dimërore, një jakne ushtarake dhe një palë pantallona. Në atë lokacion nuk është hasur ndonjë person i dyshuar apo ndonjë dëshmitarë. Lidhur me rastin është informuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e rastit dhe vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More