Prej nesër regjim i ndryshuar i komunikacionit në autostradën A1, segmenti Petrovec – Katllanovë

nga D V

Shkup, 30 maj– Për shkak të kryerjes së aktiviteteve ndërtimore, prej nesër përkohësisht do të ndryshojë regjimi i komunikacionit në autostradën A1, segmenti Petrovec – Katllanovë.

“Ndryshimi i regjimit të komunikacionit do të fillojë të zbatohet nga e premtja, 31.05.2024, ndërsa lidhur me projektin për kryerjen e punëve të rehabilitimit me zgjerimin e segmentit të autostradës”, njoftojnë nga LAMM.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Rekomandohet shpejtësi e adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Aksi rrugor Ohër – Resnjë, përmes Parkut kombëtar Galiçica, nga data 1 prill është i hapur për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve me peshë totale deri në 3.5 tonë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More