Presidenti Duka zbulon pse u kënaq me Poloninë, kreu i FSHF-së: Ky kundërshtar më dukej më i përshtatshëm, por kur pashë shortin doja që…

nga D. V.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, u shfaq i gëzuar pasi shorti vendosi Shqipërinë përballë Polonisë. Këtë fakt e ka komentuar edhe më pas.

“Në fakt buzëqesha pak se të them të vërtetën, çfti i parë nuk më pëlqente. Nëse do ishim për të luajtur ndeshjen e parë në Uells dhe në një kualifikim të mundshëm kundër Italisë. Isha i kënaqur që eliminuam të parën, prandaj buzëqesha.

 Para shortit nuk është se kisha ndonjë preferencë se të gjitha janë skuadra shumë të forta. Kështu si u krijua shorti, doja që të eliminonim çiftin e parë të Italisë dhe Uellsit. I gëzuar padyshim që jam sepse jemi këtu në “play off”. Është sukses i madh për futbollin shqiptar, gjej rastin të falenderoj ata që na kanë sjellë këtu. Futbollistët kryesisht dhe stafin, pse jo uroj të na bëjnë më shumë krenarë. Polonia është kundërshtar i fortë, të gjithë janë. Dhe ne kemi ekip të mirë dhe do i provojmë të gjitha mundësitë tona në Varshavë besoj.

Ndeshjet e futbollit as nuk fitohen as nuk humben në short. Ishim të mërzitur në shortin e grupeve, në fund doli pozitiv sepse u renditëm të dytët. Ndeshjet luhen në fushë, atë kryesisht e kanë në dorë futbollistët. Të urojmë t’i kemi në momentin më të mirë të mundshëm, të mos kemi asnjë mungesë dhe të provojmë pa pasur asnjë pishman.

Sllovakia? Ok, në fakt më dukej një kundërshtar më i përshtatshëm. Diferencat mbase shumë të vogla ose hiç. Nëse do mendoja një preferencë, unë dhe Fatjoni dëshironim me Sllovakinë, ndërsa Babamusta kishte qejf Uellsin. Unë nuk e doja fare. Ne nuk jemi përshtatur për të qenë si kundërshtar të skuadrave britanike.

Kosova? Është ekip shumë i mirë, në moment shumë të mirë. Uroj kështu deri në mars, ka të gjitha mundësitë për ta kaluar Sllovakinë dhe për t’u përballur në Prishtinë me një finale kundër Rumanisë ose Turqisë. Për mua asgjë nuk është e sigurt, Turqia nuk është në finale. Kosova ka të gjitha shanset për të fituar gjysmëfinalen e parë. Ka të gjitha shanset të jetë pjesë e Botërorit“, u shpreh Duka.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More