Presidentja Siljanovska – Davkova do të ketë fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së në Nju-Jork

nga D. V.

Nju-Jork, 25 shtator – Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot do të ketë fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, në kuadër të Sesionit të 80-të të AP të KB-së.

Tema e sesionit të këtij viti është “Më mirë së bashku: 80 vite dhe më shumë për paqe, zhvillim dhe të drejta të njeriut”.

Siç lajmëroi raportuesi për MIA-n, Siljanovska-Davkova nga salla plenare e Asamblesë së Përgjithshme do të flasë e gjashta me radhë, ndërsa para saj do të paraqiten presidentët e Tunizisë, Somalisë, Malit të Zi, Palestinës dhe Jemenit.

Paraprakisht, Siljanovska – Davkova do të flasë edhe në sesionin plenar kushtuar 30-vjetorit të Programit botëror për të rinj, ku fjalim do të ketë edhe kreu i Asamblesë së Përgjithshme. Temë e tkaimit është “Programi botëror për aksion për të rinj: përshpejtimi i përparimit global përmes bashkëpunimit mes gjeneratave”.

Sipas agjendës, sonte presidentja Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në pritjen me rastin e 30 viteve të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me SHBA-në. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More