Presidentja Siljanovska – Davkova e përfundoi vizitën e e punës në SHBA

nga D. V.

Detroit, 29 shtator – Presidentja Gordana Sillanovska – Davkova, me vizitën në kishën maqedonase “Shën Mëria” në Detroit dhe takimin me diasporën, përfundoi vizitën e punës disaditore në SHBA, e cila u organizua me rastin e Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. 

Presidentja u drejtua në debatin e përgjithshëm me temë “Më mirë së bashku: 80 vjet e më shumë për paqen, zhvillimin dhe të drejtat e njeriut”, ndërsa zhvilloi një takim edhe me sekretarin e përgjithshëm të KB-së, Antonio Guterresh.

Në Nju Jork, Siljanovska – Davkova mori pjesë në pritjen e organizuar nga presidenti amerikan Donald Tramp, si dhe në pritjen për liderët nga Ballkani Perëndimor të organizuar nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas.

Ajo mbajti një fjalim në Samitin vjetor të Konkordias, ndërsa gjithashtu foli në sesionin plenar të dedikuar për 30-vjetorin e Programit botëror për rininë.

Presidentja Siljanovska-Davkova, në kuadër të Forumit botëror të liderëve, mbajti ligjëratë para studentëve të Universitetit Kolumbia në Nju Jork.

Vizita në Nju Jork përfundoi me pritjen përkujtimore për 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me SHBA-në.

Në Detroit, Siljanovska-Davkova mori pjesë në darkën gala me rastin e 20-vjetorit të Diasporës së bashkuar maqedonase, ku iu nda çmimi “Burrështetas Global”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More