Shkup, 19 shtator – Në kuadër të Javës Evropiane të Lëvizshmërisë, Shoqata për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Mbrojtje të Mjedisit Jetësor “Gou Grin” në bashkëpunim me Ministrinë e Transportit sot në Komunën Gazi Babë do të prezantojë Rregullore të re për planifikim, projektim, ndërtim dhe mirëmbajtje të infrastrukturës së çiklizmit.
Para prezantimit do të jepen deklarata për mediat, në shtegun e biçikletave para hotelit ”Kontinental”, pas çka pjesëmarrësit do të vazhdojnë me vozitje grupore të biçikletave deri në objektet e Komunës Gazi Babë ku do të mbahet prezantimi prej orës 11:30 deri në orën 12:00.
Projekti i mbështetur me grant ad hok të projektit rajonal SMART Ballkan – Shoqëri civile për Ballkan Perëndimor të lidhur, i zbatuar nga organizata joqeveritare nga Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Shqipëria, financiarisht i mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë.