Pritet që në dhjetor të jemi më të mirë në pjesën e Axhendës reformuese dhe Planin për rritje

nga D. V.

Shkup, 19 shtator – Në seksionin e Axhendës së reformave dhe Planit për rritje në Ballkanin Perëndimor në raportin e qershorit të këtij viti, u renditëm pas Malit të Zi dhe Shqipërisë, ndërsa në dhjetor presim të renditemi të parët, theksoi sot ministri i Çështjeve Evropiane. Orhan Murtezani.

Ai në takimin e sotëm me gazetarët, në të cilin mori pjesë edhe kryeministri Hristijan Mickoski, tha se Mali i Zi aktualisht është i fokusuar në mbylljen e kapitujve të hapur, ndërsa Shqipëria, nga ana tjetër, në hapjen e kapitujve të rinj. Kjo, siç tha ai, është një mundësi më e madhe që vendi të përqendrohet në Planin e rritjes sesa Mali i Zi dhe Shqipëria dhe për këtë arsye, shtoi ai, pret që ne të jemi më të mirët në raportin e ardhshëm në dhjetor.

“Kemi vendosur që të gjitha ligjet në Axhendën e reformave, pasi të miratohen nga Qeveria, do të dërgohen për kontroll në Komisionin Evropian, ndërsa më pas të hyjnë në procedurë parlamentare. Ndoshta kjo do të thotë një vonesë e caktuar në miratimin e tyre, por do të jemi të sigurt se janë në rregull”, tha Murtezani.

Kritikat më të mëdha të KE-së, siç theksoi ai, kanë të bëjnë me Kodin Penal që qeveria e mëparshme e miratoi me flamur evropian, veçanërisht në seksionin e nenit 353.

Kryeministri Mickoski tha se nuk do të pranohen të gjitha kërkesat nga KE-ja në pjesën e ligjeve, sidomos nuk do të pranohet kërkesa për liberalizimin e çmimit të energjisë elektrike për amvisëri, sepse, siç theksoi, kjo do të thotë rritje të çmimit për dy deri në tre herë, sidomos në tre vitet e para të liberalizimit.

“Nuk do ta pranojmë kërkesën për rritje të fondeve për gjyqtarët dhe prokurorët, të cilat në ndryshimet e ligjeve kërkojnë që për gjyqësorin të sigurohen 1,3 për qind e BPV-së në vit, ose dyfishi i shumës që është aktualisht. Kjo do të thotë 100 milionë dollarë në vit, ndërsa 250 milionë dollarë brenda pak vitesh. Personalisht, besoj se këto paga që ata marrin aktualisht nuk i meritojnë sepse kanë një vlerësim prej vetëm 2 për qind. Me atë që kërkojnë, pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve do të varionin nga 300 deri në 350 mijë denarë në muaj. Kjo është arsyeja pse i kemi kërkuar Ministrisë së Financave të kryejë një analizë krahasuese se sa është ndarë për gjyqësorin në Gjermani, Kroaci, Hungari,… dhe t’ia paraqesim këtë KE-së”, tha Mickoski.

Theksoi se rezultatet e para të analizës tregojnë se në Gjermani për gjyqësorin ndahen shumë më pak fonde nga buxheti sesa që ndahen dhe kërkojnë nga ne. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More