Privohet nga liria një burrë nga Strumica për zjarrvënie

nga Redaksia

Shkup, 21 shtator – Ministria e Punëve të Brendshme, bënë të ditur se më 20.09.2025, rreth orës 15:00, në fshatin Vasilevë, Strumicë, nëpunës policorë të SPB Strumicë privuan nga liria E.A. (42).

Ai dyshohet se rreth orës 12:00 kishte vënë zjarr në vendin e quajtur “Xhidet”, në zonën e fshatit Vasilevë, ku ishte përfshirë një arë me vegjetacion të thatë. Zjarri u shua nga Njësiti Territorial i Zjarrfikësve Strumicë dhe nuk ka persona të lënduar.

Në vendngjarje kanë kryer këqyrje ekipi hetimor i SPB Strumicë dhe inspektori për zjarre. Personi është mbajtur në Stacionin Policor Strumicë dhe për rastin është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Strumicë.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj E.A. do të ngrihet kallëzim përkatës

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More