Shkup, 16 korrik – Në fshatin Brajkovc, rrethi i Vallandovës, dje në orën 07.57 nëpunësit policorë të SPB Strumicë – NJPB Vallandovë e kanë privuar nga liria Gj.Sh. (21) nga Gjevgjelia.
MPB njifton se gjatë kontrollit të trafikut rrugor me radar, nëpunësit policorë konstatuan se G.Sh. drejtonte automjetin ,,Mercedes’’ me targa të Gjevgjelisë me një shpejtësi prej 99 km/h në vend ku me shenjë rrugore është përcaktuar 40 km/orë.
Për ngjarjen u njoftua prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike e Gjevgjelisë, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër personit do të ngrihet kallëzim përkatës.
