Prodhonte mina me telekomandë, policia e Tiranës arreston 25-vjeçarin dhe shokun e tij

nga L. M

Policia e Tiranës ka arrestuar një person me rrezikshmëri të lartë, i cili ishte shpallur në kërkim që në janar të vitit 2024.

Në pranga ka rënë Jaser Shaba 25-vjeç i cili u prangos në afërsi të Selitës së bashku me shokun e tij Gert Haxhija, ky i fundit nën dyshimin se e kishte ndihmuar  t’i fshihej drejtësisë.

Shaba ishte në kërkim pasi akuzohet se prodhonte mina me telekomandë dhe më pas ia shiste grupeve kriminale.

Ai në janar të 2024 u shpall në kërkim, ndërkohë në pranga në atë kohë ra vëllai i tij Jesar Shaba.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More