“Profecia” e Murinjos po realizohet, ish-ylli i Anglisë bëhet gati t’i japë lamtumirën futbollit që 29 vjeç

nga L. M

Alli kishte shkëlqyer me fanellën e Totenhemit dhe të Anglisë që në moshë të re, por dëmtimet e pastaj një rënie forme e dukshme për shkak të ngjarjeve jashtë fushës së lojës, sollën edhe “zhdukjen” e tij nga skenat e rëndësishme.

Një pjesëz e një bisede të Zhoze Murinjos me lojtarin, kur portugezi drejtonte Totenhemin, u bë virale në rrjetet sociale asokohe.

Portugezi i kërkonte që të jepte maksimumin që të mos kishte pengje për karrierën e tij, duke i lënë të kuptonte se po digjte një talent të jashtëzakonshëm. Dhe profecia e trajnerit duket se po bëhet realitet.

Pas largimit nga Totenhemi, Alli kaloi Evertoni, më pas te Beshiktashi e së fundmi iu bashkua Komos, i ftuar personalisht nga Çesk Fabregas i cili po mundohej të ringjallte karrierën e mesfushorit ofensiv. Por me Komon luajti vetëm 10 minuta kundër Milanit, i ndëshkuar me karton të kuq që në debutimin e tij, Ajo ishte hera e fundit që u pa në fushë, me Komon që tashmë ka hequr dorë prej tij dhe me vetë Fabregas që raportohet se i ka komunikuar se nuk është më pjesë e planeve të klubit.

Mediat britanike dhe ato italiane bëjnë të ditur se në këtë situatë, Dele Alli po mendon largimin nga futbolli i luajtur, edhe pse në moshën 29-vjeçare, duke mbyllur një karrierë që mund të kishte qenë shumë më ndryshe.

PANORAMASPORT.AL

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More