Prokuroria dhe Policia e Kosovës: Sekuestrohet pasuri mbi 2.2 milionë euro në rastin “Mati”

nga D. V.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, është duke zhvilluar hetime intensive në bashkëpunim me hetuesit e Sektorit të Hetimeve Financiare, në rastin e koduar me emrin “Mati”, ku gjatë muajit shtator të vitit të kaluar ishin arrestuar tre persona. PSRK njofton opinionin publik se në kuadër të këtyre hetimeve, deri tash pasuria e sekuestruar kap vlerën rreth 2,286,054.00 Euro.

“Kjo pasuri shtesë është identifikuar gjatë hetimeve në bashkëveprim dhe mbikëqyrje të ngushtë me prokurorin e lëndës nga Prokuroria Speciale, në emrin e të dyshuarit Sh.C., e cila me urdhër ndalues përfundimtar të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti Special”, thuhet në komunikatën e përbashkët.

Pasuria e sekuestruar përfshin:

20 njësi banesore me sipërfaqe të përgjithshme prej 1,788.41 m², me vlerë të përafërt rreth 1,788,410.00 euro; 2 lokale afariste me sipërfaqe 167.54 m², me vlerë rreth 335,080.00 euro; 17 vendparkingje (garazha) me sipërfaqe 241.96 m², me vlerë rreth 145,176.00 euro; 6 depo me sipërfaqe 28.87 m², me vlerë rreth 17,388.00 euro.

Prokuroria thekson se hetimet janë në zhvillim dhe rasti po trajtohet në drejtim të veprës penale “Shpëlarja e parave”. Autoritetet kanë bërë të ditur se opinioni publik do të njoftohet me kohë për zhvillimet e mëtejme lidhur me këtë rast.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More