Prokuroria kërkon paraburgim për babanë e lojtarit të “Shkupit” i cili sulmoi dy futbollistë të rinj të “Bregallnicës” gjatë një ndeshje në Shtip?!

nga D. V.

Shkup, 25 gusht – Prokuroria Themelore Publike në Shtip sot ka hapur procedurë të menjëhershme kundër një personi të dyshuar për kryerjen e dhunës në stadiumin “Belo Brdo” në Shtip, dje gjatë një ndeshje futbolli midis ekipeve të të rinjve të klubeve të futbollit “Bregallnica” dhe “Shkupi”.

Me veprimet e tij, sipas Prokurorisë, ai ka rrezikuar sigurinë e dy fëmijëve të lindur në vitin 2010, lojtarë të ekipit të “Bregallnicës”, duke u shkaktuar lëndime trupore, dhe përveç kësaj, tek të dëmtuarit, tek pjesa tjetër e publikut të pranishëm dhe në publik ka shkaktuar ndjenjë pasigurie, kërcënimi dhe frike.

“Ngjarja ndodhi në minutën e 89-të të ndeshjes, kur gjyqtari për shkak të një ndërhyrje të gabuar dha kartonin e dytë të verdhë, duke përjashtuar djalin e të dyshuarit i cili luante për ‘Shkupin’. I pakënaqur me vendimin, djali fillimisht u soll në mënyrë josportive dhe u përpoq të përplaset me një nga lojtarët e “Bregallnicës”. Pastaj, babai hyri në fushë dhe filloi të sulmojë dy fëmijët duke u shkaktuar atyre lëndime trupore?! Në fushë hynë edhe persona të tjerë nga publiku, të cilët parandaluan përshkallëzimin e mëtejshëm të ngjarjes”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë.

Personi akuzohet për veprën penale  “dhunë” sipas nenit 386 paragrafi 4 në lidhje me paragrafin 3 dhe paragrafin 1 të Kodit penal.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More