Prokuroria kërkon paraburgim për një 42-vjeçar nga Manastiri, dyshohet për “vrasje në tentativë”

nga D. V.

Shkup, 11 korrik – Prokuroria Themelore Publike në Manastir ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një personi i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale vrasje në tentativë, respektivisht për shkelje të nenit 123 paragrafi 1 në lidhje me nenin 19 të Kodit Penal.

Nga Prokuroria njoftojnë se kanë propozuar që të njëjtit t’i caktohet masa e paraburgimit.

“I dyshuari, një 42-vjeçar nga Manastiri, dje në “Tregun e Ri” në Manastir ka tentuar t’i marrë jetën një personi. Ai iu afrua të dëmtuarit nga pas, në momentin kur ai po rregullonte mallin në tezgë, dhe e sulmoi me një thikë kuzhine, duke i shkaktuar dy goditje me thikë në shpinë dhe në ijë.

Dy dëshmitarë arritën ta neutralizojnë, pas çka i dyshuari u largua nga vendi i ngjarjes”, thonë nga MPB.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More