Prokuroria:  Ndalimi policor është ende në fuqi, ndërsa po përgatitet kallëzim penal ndaj drejtorit të “Higjienës Komunale”

nga D. V.

Shkup, 28 tetor – Nga Prokuroria Publike njoftojnë se i drejtori i “Higjienës Komunale” i cili u ndalua dje është ende në stacionin policor.

“Të dyshuarit Rustemi dhe Saiti ndodhen në stacionin policor Gazibaba dhe afati 24-orësh për ndalim policor është ende në fuqi ndërsa po përgatiten kallëzimet penale, njoftojnë nga prokuroria për “Telma”.

Pas ngritjes së kallëzimeve penale, zyrtarisht hapet një hetim në kuadër të të cilit, nëse prokuroria e konsideron të përshtatshme, mund të kërkohen masa për të siguruar praninë e të dyshuarve.

Sabahadin Rustemi është drejtor i Higjienës Komunale të Shkupit, ndërsa i ndaluari i dytë, Aki Saiti, është udhëheqës i sektorit të menaxhimit të mbeturinave në ndërmarrjen publike të Shkupit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More