Dhjetëra mijëra njërëz pritet të marrin pjesë të shtunën në Berlin -në një protestë të madhe kundër luftës në Gaza.
“Protesta “Të gjithë sytë nga Gaza” pritet të jetë demonstrata më e madhe në Gjermani në solidaritet me Gazën”, tha sot bashkëorganizatori Jules El-Khatib në një konferencë për shtyp.
“Deri më tani, protesta më e madhe ishte me pjesëmarrjen e 50 000 personave në Berlin. Ne duam ta tejkalojmë këtë shifër”, tha ai.
Protesta po organizohet nga një aleancë prej 50 shoqatash, duke përfshirë “Amnesty International”, “Medico International” dhe përfaqësues nga komunitetet palestineze dhe hebraike në kryeqytetin gjerman.
Organizatorët akuzojnë Izraelin për gjenocid kundër palestinezëve në Gaza, një akuzë që qeveria izraelite e ka mohuar me vendosmëri.
Thirrja për demonstratën thotë: “Ne dënojmë të gjitha krimet e luftës dhe shkeljet e të drejtave të njeriut, pavarësisht nëse ato kryhen nga aktorë izraelitë apo palestinezë”.
Megjithatë, mes ofensivës së vazhdueshme izraelite në Gaza, kritika kryesore i drejtohet qeverisë izraelite dhe mbështetësve të saj.
Protesta bën thirrje për një fund të “bashkëpunimit gjerman”, duke përfshirë një embargo ushtarake ndaj Izraelit, mbështetje për një armëpushim dhe rritjen e përpjekjeve për të siguruar lirimin e të gjitha viktimave të krimeve të luftës – që janë të ndaluara në mënyrë të paligjshme – mijëra prej tyre në burgjet izraelite dhe dhjetëra të tjerë të mbajtur peng në Gaza.
Protesta, fillimisht ishte planifikuar të zhvillohej përpara ndërtesës së parlamentit, por u zhvendos në monumentin “Victory Column” – në marrëveshje me autoritetet e Berlinit, thanë organizatorët.