Protesta mbarëkombëtare për ish-krerët e UÇK-së, Rama thirrje qytetarëve të marrin pjesë: Liria ka emër

nga L. M

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen protestës mbarëkombëtare që do të mbahet në Tiranë, për të kërkuar drejtësi mbi ish-krerët e ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës që po gjykohen në Gjykatën e Hagës.

Me një postim në rrjetin e tij Facebook, kryeministri Edi Rama fton të gjithë qytetarët anë e mbanë, nga Shqipëria në Kosovë, Maqedonia e Veriut dhe kudo në diasporë për tu bërë pjesë.

Me kënaqësi dhe i nderuar t’u bindëm organizatorëve për të postuar këtë ftesë-thirrje. Liria ka emër”, shkruan Edi Rama.

Protesta është njoftuar pak kohë më parë, ndërsa Krerët e Shoqatës së Veteranëve të Luftës në Kosovë kanë zgjedhur Tiranën si lokacionin e radhës, e cila do të mbahet në 17 tetor në orën 17:00.

https://www.facebook.com/share/r/1FftzWtmcG

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More