Pse Kane nuk vesh fanella me mëngë të gjata — as në ndeshjet me mot ekstrem

nga D. V.

Sezoni i kaluar ishte historik për Harry Kane, i cili më në fund e theu “mallkimin” e trofeve duke fituar titullin e Bundesligës me Bayern Munich.

Sulmuesi anglez kontribuoi me 26 gola dhe 8 asiste, duke qenë një nga lojtarët kyç të ekipit.

Por përveç golave, Kane tërheq vëmendjen edhe me një detaj të pazakontë në paraqitjet e tij: ai nuk vesh kurrë doreza apo bluza me mëngë të gjata, madje as gjatë ndeshjeve në temperatura ekstreme.

Shumë futbollistë zgjedhin mëngët e gjata apo aksesorë për t’u mbrojtur nga i ftohti, veçanërisht në vende si Gjermania ose Anglia, ku dimrat janë të ashpër. Megjithatë, Kane e ka ndjekur të kundërtën gjatë gjithë karrierës së tij.

“Është diçka që e kam bërë që kur isha i ri dhe nuk e kam ndryshuar. Sapo del në fushë, ndihesh ngrohtë menjëherë”, deklaroi ai për Cleats Club.

Ai shtoi se ndonjëherë gjatë nxehjes ose pas pjesës së parë ndjen të ftohtin, por është mësuar me të. “Dimrat në Gjermani janë shumë të ashpër dhe me borë, por kjo është një rutinë që e ndjek prej vitesh”, shtoi Kane.

Duket se qëndrueshmëria fizike dhe mendore e Kane e ka bërë atë imun ndaj të ftohtit – dhe për të, mëngët e gjata janë thjesht të panevojshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More