Publikohet fotoja e përbashkët e udhëheqësve në Pekin, mundohuni ta gjeni Vuçiqin, nuk është aspak e lehtë

nga D. V.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq po viziton Kinën për të shënuar 80-vjetorin e dorëzimit të Japonisë në Luftën e Dytë Botërore.

Dje, atje u bë një foto në grup e zyrtarëve të huaj me presidentin kinez Xi Jinping, dhe Vuçiq është në rreshtin e fundit, transmeton Telegrafi.

Kjo u bë shpejt temë në rrjetet sociale. Konkretisht, në maj, Vuçiq u takua me presidentin rus Vladimir Putin në festimet e Ditës së Fitores në Moskë, dhe edhe atëherë ai u ul në rreshtin e dytë, pas të gjithë zyrtarëve të rëndësishëm.

Në fakt Vuçiq në fotografinë e përbashkët të liderëve është rreshtuar në rreshtin e fundit, duke u bërë objekt tallje në Serbi.

Madje disa filluan me doza të mëdha ironie të tallen me presidentin serb, i cili është i vetmi lider i vendit të Ballkanit Perëndimor por edhe pothuajse në Evropë që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More