Publikohet një intervistë e rrallë e Dafina Zeqirit në fillimet e saj, e realizuar para më shumë se 15 vitesh

nga D. V.

Me rastin e 25-vjetorit të themelimit të mediave Koha, KTV ka publikuar së fundmi disa nga intervistat më të rralla të realizuara gjatë viteve.

Mes tyre, fansat mund të shohin edhe një intervistë të hershme të këngëtares Dafina Zeqiri në emisionin edukues “Një foo për moto”.

Intervista është mbi 15 vjet e vjetër dhe tregon Dafina-n në fillimet e karrierës së saj, dukshëm më ndryshe nga ajo që shohim sot. Ndjekësit e saj nuk kanë kaluar pa vënë re ndryshimin drastik që këngëtarja ka kaluar me kalimin e viteve, teksa suksesi i saj ka vazhduar të rritet.

Nga ato fillime të hershme deri sot, Dafina është bërë një nga yjet më të mëdhenj të estradës shqiptare, duke konsoliduar emrin e saj si një prej këngëtareve më të ndjekura dhe të pëlqyera në rajon.

Intervista e publikuar mund të ndiqet e plotë në kanalin YouTube të KTV, duke ofruar një udhëtim nostalgjik për fansat e saj më të hershëm dhe një mundësi për të rinjtë që të njohin rrënjët e karrierës së saj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More