Publikohet portreti zyrtar i Melania Trump, pozon me një xhaketë në vlerë afro tre mijë euro

nga D V

Portreti zyrtar i zonjës së parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, është publikuar këtë të hënë, ku shfaqet teksa pozon e mbështetur në një tavolinë në Shtëpinë e Bardhë.

Fotoja është realizuar nga fotografi Regine Mahaux dhe thuhet se e bëri më 21 janar 2025.

Ajo shihet duke pozuar e mbështetur në një tavolinë dhe për atë rast ka veshur një xhaketë Dolce & Gabbana që mund të gjendet në dyqanet online për një çmim prej gati tre mijë eurosh.

Portretet e Presidentit Donald Trump dhe Zëvendës Presidentit JD Vance u publikuan në fillim të këtij muaji përpara inaugurimit.

Melania Trump mori pjesë në eventet e inaugurimit dhe tërhoqi veçanërisht vëmendjen me zgjedhjet e saj të modës. Së pari, në ceremoninë e betimit, ajo kishte veshur një pallto blu të errët, së bashku me një kapele të stilistit amerikan Adam Lippes.

Për ballot inauguruese të mbrëmjes, ajo kishte veshur një fustan bardh e zi të dizenjuar nga stilisti i saj i vjetër Herve Pierre.

Melania dhe Donald festuan 20 vjetorin e martesës javën e kaluar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More