Publikohet sezoni i dytë i Squid Game

nga D V

Sezoni i dytë i Squid Game u publikua zyrtarisht në platformën e njohur të Netflix.

Pas suksesit të jashtëzakonshëm në vitin 2021, kur u lansua për herë të parë, Squid Game u rikthye sot me sezonin e dytë.

Deri më tani siç kemi raportuar, personazhi kryesor cili i fitoi të gjitha lojërat në sezonin e parë, do të bëhet sërish pjesë e lojërave në sezonin e dytë, por kësaj here me një mision.

Ai nuk do të synojë që t’i fitojë ato por t’u jep atyre fund, njëherë e përgjithmonë.

Sezoni i dytë do të jetë me shtatë episode, por që minutazhi i tyre do të jetë më i gjatë.

Vlen të theksohet se në sezonin e dytë do të ketë gjithashtu lojëra të reja, e personazhe të reja. Për secilin personazh do të shpjegohet historia dhe prapavija e tij, dhe arsyet që çuan për t’u bërë pjesë e kësaj gare enigmatike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More