Publikohet teksti i marrëveshjes së mineraleve midis SHBA-së dhe Ukrainës

nga D. V.

Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko ka ndarë faqet e para të tekstit të marrëveshjes së mineraleve midis Kievit dhe Uashingtonit.

Duket se ka më shumë, por katër faqet e ndara përputhen me shumë nga ato që përshkroi më parë Yulia Svyrydenko.

Raportohet se të dyja palët kanë konfirmuar se ajo krijon një fond investimi për kërkimin e mineraleve dhe përcakton se si do të ndahen të ardhurat, shkruan skynews.

Ndryshe, administrata amerikane tha në një deklaratë se marrëveshja “i dërgon një mesazh Rusisë” se administrata e presidentit Donald Trump është “e përkushtuar ndaj një procesi paqeje që synon një Ukrainë të lirë, sovrane dhe të begatë”.

Bëhet e ditur se marrëveshja vjen pak më shumë se dy muaj pas një takimi midis Trumpit dhe Volodymyr Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë që u shndërrua në një përplasje verbale publike dhe ngriti frikën se SHBA mund të tërhiqte mbështetjen për Ukrainën.

Si pjesë e marrëveshjes, SHBA do t’i sigurojë Kievit ndihmë shtesë, e cila mund të përfshijë, për shembull, sistemet e mbrojtjes ajrore.

Kjo është një dispozitë kryesore që nuk ishte përfshirë në propozimet e mëparshme për marrëveshjen.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More