Shkup, 7 gusht – Në një hap të rëndësishëm për fuqizimin e përfaqësimit të shqiptarëve në administratën shtetërore, Qendra për Punë Sociale në Kumanovë ka realizuar 9 punësime të reja dhe 5 avancime në pozita, të gjitha me kuadër shqiptar.
Ky zhvillim shënon një përmirësim të dukshëm në përfaqësimin e shqiptarëve në sektorin e politikave sociale, duke garantuar më shumë ndjeshmëri, barazi dhe cilësi në ofrimin e shërbimeve për qytetarët.