Qeveria e pranoi konceptin e propozuar për organizimin e qendrës së resurseve për mbështetje të komunave

nga Xh M

Shkup, 8 prill – Qeveria sot në mbledhje e ka pranuar konceptin e propozuar për organizimin e qendrës së resurseve për mbështetje të komunave, e cila duhet të sigurojë mbështetje serioze për forcimin e kapaciteteve në nivel lokal. Kjo, theksojnë nga Qeveria, do të çojë në nxitjen e zhvillimit më efikas lokal, ndërsa paralelisht me këtë do të sigurohet edhe bashkëpunim i përmirësuar mes pushtetit lokal dhe atij qendror.

“Komponenta e parë që përfshin ky koncept është Fondi për dokumentacion teknik (FDT) – ky është një instrument financiar / skemë grantesh për financimin e komunave dhe qendrave për zhvillim të rajoneve planore, për përgatitjen e dokumentacionit teknik gjithpërfshirës për projekte për zhvillimin e infrastrukturës, i pilotuar tashmë në kuadër të projektit “Ndërtimi i kapaciteteve komunale për zbatimin e projekteve” dhe po realizohet në partneritet nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, UNDP dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim – SIDA”, thuhet në kumtesën e sotme pas mbajtjes së mbledhjes së Qeverisë.

Komponenta e dytë është mbështetja dhe zhvillimi i kapaciteteve të administratës komunale – kjo komponentë do të realizohet përmes: trajnimeve, ndihmës profesionale, shkëmbimit të përvojave dhe mbështetjes së bashkëpunimit ndërkomunal.

Komponenta e tretë, sqarojnë nga Qeveria, është shqyrtimi i mundësive për financim në bazë projekti – platformë me të gjitha mundësitë për financim në bazë projektuese, ndjekje dhe integrim i të gjitha thirrjeve për ndarjen e mjeteve buxhetore për komunat si dhe thirrjeve të hapura për tërheqje të mjeteve donatore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More