Qeveria i jep hua Telekomit 10 milionë euro

nga D. V.

Qeveria e Kosovës ka shqyrtuar dhe miratuar kërkesën për huamarrje pwr “Telekomin e Kosovës ” në vlerë 10 milionë euro, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati, tha se kjo ndërmarrje pavarësisht përkushtimit të qeverisë për të mbështetur ndërmarrjen,  ajo është duke u përballur me vështirëësi nga periudha e mëhershme.

“Paraqes kërkesën për huamarrje në vlerë 10 milionë euro nga Telekomi i Kosovës, e cila kërkon miratimin në parim në qeveri. Me bordin e duhur dhe me përkushtim e qeverisë për ta mbështetur ndërmarrjen, ajo ka filluar që të këndellet. Vështirësitë nuk janë tejkaluar të gjitha, që nga e kaluara e errët që shkaktojnë here pas hëre si në rastin konkret që ndërrmarrja ka llogari të bllokuara nga një rast i mëhershëm”, tha Murati.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More