​Qindra serbë mblidhen në Graçanicë

nga L. M

Qindra serbë po marrin pjesë në manifestimin fetar që po mbahet në Manastirin e Graçanicës.

Manifestimi ka nis. Serbët më pas do të vazhdojnë në manifestimin në Gazemistan, afër Obiliqit, për të kryer rituale fetare, si përkujtim i Betejës së Kosovës, i cili është mit i fitores për serbët, edhe përkundër faktit se ishte humbje e betejës ndaj perandorisë osmane.

Rruga që të çon drejt Manastirit të Graçanicës, që nga orët e hershme të mëngjesit, është nën mbikëqyrjen e shtuar të Policisë së Kosovës, raporton KosovaPress.

Të pranishme në pika të ndryshme, njësitet policore janë vendosur përgjatë segmenteve kyçe rrugore, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë shënimit të festës së Vidovdanit.

Masa të shtuara sigurie janë paralajmëruar edhe në njoftimin e një dite më parë nga Policia, ku u njoftua se është hartuar një plan operativ për menaxhimin e situatës në teren, përfshirë kontrollin e qarkullimit dhe parandalimin e çfarëdo incidenti të mundshëm.

Përmes këtij njoftimi zyrtar, Policia e Kosovës apelon te të gjithë qytetarët dhe pjesëmarrësit që të manifestojnë në mënyrë të qetë, të shmangun çdo provokim të mundshëm, të respektojnë ligjet dhe udhëzimet e Policisë së Kosovës, e cila do të jetë prezentë me njësitë e saja për ofrim të sigurisë dhe parandalim të çdo veprimi të kundërligjshëm.

Po ashtu, në këto rrugë shihen edhe ushtarë të KFOR-it.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti të premten në mbledhjen e Qeverisë bëri thirrje që të respeketohet ligji dhe të mos bihet pre e provokimeve të nxitura nga autoritetet në Serbi, gjatë shënimit të Vidovdanit.

Kurti potencoi se ka informacione që do të ketë pjesëmarrje masive nga serbët që do të vinë nga rajoni, e që sipas tij, mund të ketë edhe nxitje të incidenteve.

Beteja e vitit 1389, e njohur ndryshe edhe si “Beteja e popujve”, u zhvillua mes forcave të Perandorisë Osmane dhe aleancës së popujve të Ballkanit. Ky përballje historike ndodhi në territorin e sotëm të Kosovës, në hapësirën mes lumenjve Llap dhe Sitnica.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More