QMK: Aktive janë tre zjarre, katër nën kontroll

nga D. V.

Shkup, 25 shtator – Deri në orën 7 të mëngjesit në territorin e Maqedonisë gjithsej janë 28 zjarre në ambient të hapur, nga të cilat tre janë aktive, katër janë nën kontroll, ndërsa 21 janë shuar, informojnë nga Qendra për Menaxhim me Krizat.

Sipas QMK-së, aktive janë zjarret në komunën Makedonski Brod, mbi fshatin Bençe në malin Dobra Voda ku digjet pylli me dushk dhe fier, në komunën e Çuçer Sandevës dhe Likovës, fshatrat, Malinë, Tanushë dhe Lukarë, ku është përfshirë pylli i përzier.

 Aktiv është edhe zjarri në komunën e Prilepit, fshati Dabnicë dhe vendi i quajtur Tri bagremi”, ku digjet vegjetacioni i ulët dhe mbeturina. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More