Shkup, 7 shtator – Gjithsej 26 zjarre në ambiente të hapura në vend janë evidentuar gjatë 24 orëve të fundit, deri në orë tetë të mëngjesit. Aktivë janë dy, katër janë vënë nën kontroll, ndërsa të tjerët janë shuar, kumtuan sot nga Qendra për menaxhim me kriza.
Zjarre aktive ka në territorin e komunave Berovë dhe Likovë. Në vendin e quajtur “Bezgashevë”, fshati Rusinovë, po digjet pylli me lis, ah dhe fier. Në rajonin e fshatit Nikushtak po digjet pyll i degraduar me drunj të ulët dhe pylli me lisa.
Nën kontroll janë vënë zjarret në komunat Berovë, ku është djegur pylli mbi lagjen turistike “Abllanica”, më pas në Vinicë ku është vënë nën kontroll zjarri në fabrikën “Vinçini”. Në Komunën Gazi Babë, janë djegur plehrat në dpeoninë “Vardarishte”, ndërsa pyll i prëzier është djegur në rajonin e fshatit Kosovo Dabje, Dellçevë.
Janë shuar zjarret në territorin e komunave Manastir, Gjevgjeli, Strumicë, Dibër, Strugë, Gostivar, Dollnen, krushevë, Nagoriçan i Vjetër, dy në Tetovë, dhe nga tre në Prilep, Kumanovë dhe Ilinden.