QMK apelon që pasdite për kujdes për shkak të paqëndrueshmërisë lokale, shiut të rrëmbyeshëm, shkarkimeve të forta elektrike dhe erës së fortë

nga Redaksia

Shkup, 9 maj – Meteorologët paralajmëruan se sot, veçanërisht pasdite, do të ketë paraqitje të paqëndrueshmërisë meteorologjike, me reshje lokale të rrëmbyeshme, bubullima, shkarkime të forta elektrike, erë e fortë dhe breshër.

 Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) u bën apel qytetarëve për kujdes të madh gjatë shfaqjes së ndryshimeve të papritura lokale të motit dhe kujdes të veçantë gjatë bubullimave dhe vetëtimave, gjegjësisht gjatë shkarkimeve të forta elektrike, të mos qëndrojnë në hapësira të hapura dhe nën pemë të vetmuara.

 Të gjitha rastet urgjente, siç thotë nga QMK-ja, të lajmërohen në numrin e vetëm për raste urgjente 112, veçanërisht kur qytetarët kanë situata kërcënuese për jetën. Njëkohësisht, QMK bën informon se është e nevojshme dhe e dobishme të ndiqen rekomandimet dhe informacionet nga mediat për parandalimin, ndërsa  dhe për reagimin ndaj rasteve urgjente.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More