QMK: Deri më 22 qershor zonë e rrezikshme në Vodno, ekzaminim i gazsjellësit me presion të lartë

nga D V

Shkup, 31 maj – Lëvizja e qytetarëve në Vodno në afërsi të seksionit të gazsjellësit Shkup – Gostivar do të rregullohet edhe atë në një rrip të sigurimit prej 100 metrash në të dy anët e tubacionit, kumtoi Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK), duke transmetuar informacionin nga kompania “Rapid Bild” SHPK.

Lëvizja e rregulluar në afërsi të seksionit të gazsjellësit Shkup –  Gostivar, në një rrip të sigurimit prej 100 metra nga të dyja anët e tubacionit, siç thonë nga QMK-ja është për shkak të testimit pneumatik të qëndrueshmërisë dhe papërshkueshmërisë së gazsjellësit në tre intervale kohore radhazi në periudhën nga data 30 maj deri më 22 qershor 2024.

“Intervali i parë, nga 30 maji deri më 12 qershor, është në pjesën nga kisha “Shën Mina” në Sopishtë deri në stacionin policor Gllumovë. Intervali i dytë është nga data 7 deri më 16 qershor në seksionin nga stacioni policor Gllumovë deri në fshatin Paniçarë të komunës së Sarajit, ndërsa intervali i tretë është nga data 12 deri më 22 qershor në pjesën nga fshati Paniçarë në komunën e Sarajit deri në fshatin Llërcë të Komunës së Zhelinës”, theksohet në kumtesën.

Në njoftimin e QMK-së theksohet se në përputhje me rregulloret ligjore dhe procedurën e miratuar për punë nga investitori dhe mbikëqyrja në projektin për ndërtimin e gazsjellësit magjistral Shkup – Gostivar, gjatë kryerjes së testit të qëndrueshmërisë dhe papërshkueshmërisë, qasja e personave të paautorizuar në rripin e sigurisë prej 100 metrash nga të dyja anët e tubit është e kufizuar.

Nga Qendra për Menaxhimin e Krizave thonë se qasja në Vodno nuk është e ndaluar, por theksojnë t’u kushtohet vëmendje zonave që janë të shënuara me shenja paralajmëruese që janë të vendosura në vetë shtigjet e ecjes me shirita të lidhur shtesë nëpër shtigje. Në shtigjet që kalojnë nëpër zonat e ekzaminimit, QMK thotë se kompania duhet të vendosë edhe persona për njoftim dhe paralajmërim.

Nga QMK-ja shtesë janë njoftuar edhe MPB, DMSH, NP Pyjet Kombëtare, NP për ekonomizim me kullosa, Qyteti Shkupit dhe komunat, Sopishte, Karposh, Saraj, Zhelinë, Tetovë, Bërvenicë dhe Gostivar. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More