QMK: Regjistrohen shtatë zjarre në mbiente të hapura, dy ende aktive

nga D. V.

Shkup, 25 gusht – Qendra për Menaxhim me Kriza bëri të ditur se në territorin e vendit sot janë regjistruar gjithsej shtatë zjarre në ambiente të hapura. Dy prej tyre janë ende aktive, dy janë vënë nën kontroll, ndërsa tre janë shuar plotësisht.

 Zjarre aktive janë raportuar në  Komunën e Dollnenit: f. Dolgaec ku digjet pyll i përzier, dhe në Komunën Krushevë: në hyrje të qytetit, ku digjet një deponi.

Nën kontroll janë zjarret në Komunën e Makedonski Brodit, në zonën Jasen ku digjet pyll i përzier, si dhe në malin Kozhuf  në Komunën e Gjevgjelisë, ku është përfshir pylli lartë.

Janë shuar zjarret në Komunën e Shtipit, afër fshatit Sudik (kallamishtë), në Komunën e Dibrës, afër fshatit Elevcë (vegjetacion i ulët) dhe në Komunën e Kumanovës në lagjen Goce Dellçev (vegjetacion i ulët).

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More