Shkup, 9 shator – Në hapjen e shtabit zgjedhor në Çair, Bekim Qoku theksoi dallimin mes dy llojeve të elitave politike: ato që pasurohen në kurriz të qytetarëve dhe ato që punojnë për interesin publik, raporton SHENJA. Ai tha se 23 vite pushtet janë përdorur për përfitime personale, ndërsa tani është koha për një kthesë me liderë si Izet Mexhiti, Bilall Kasami, Zeqirija Ibrahimi e Arben Fetai, përmes koalicionit VLEN.
“Janë dy lloj elitash politike. Një elitë që pasuron vetveten dhe punon për interesa personale, familjare dhe një elitë politike që punon për qytetarët. Ne kemi zhvesh nga pushteti 23 vjeçarin që ka punuar vetëm për veten dhe pasurimin e vet. Ne mundohemi që të bëjmë këtë kthesë me Izet Mexhitin, me Bilall Kasamin, me Zeqirija Ibrahimin, me Arben Fetain, me VLEN-in në përgjithësi, që ta kthejmë dinjitetin e qytetarëve dhe të punojmë për interesat e tyre”, deklaroi Qoku.
“Izet Mexhiti mishëron heroin që nuk pranon pabarazinë dhe është simbol i revoltës,” u shpreh Qoku.