Radev: I bëra thirrje Hungarisë të bindë vëllezërit tanë nga Maqedonia për ndryshimet kushtetuese

nga D. V.

Shkup, 20 tetor – Presidenti bullgar Rumen Radev i ka bërë thirrje Hungarisë që ta bindë Maqedoninë e Veriut të bëjë ndryshime kushtetuese, të cilat ai i quan të nevojshme për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, raportoi “BGNES”.

Radev thotë se diskutoi situatën në Ballkanin Perëndimor dhe zgjerimin e BE-së me presidentin hungarez Tamás Suljok.

“Bullgaria mbetet motori i këtyre proceseve dhe ne i mbështesim fqinjët tanë në rrugën evropiane. I bëra thirrje palës hungareze, e cila ka marrëdhënie gjithnjë e më miqësore me Maqedoninë, që të bindë vëllezërit tanë se ndryshimi i Kushtetutës dhe konsensusi evropian janë një kusht i domosdoshëm për anëtarësimin në BE”, tha Radev pas takimit me Suljok.

Sipas Radevit, kjo është një mundësi e shkëlqyer për të vazhduar dialogun konstruktiv.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More