Një vit më parë, Presidenca kishte konfirmuar se institucionet e sigurisë kanë mbledhur informata se si gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Radomir Laban, po e cenon sigurinë kombëtare e rendin kushtetues të Kosovës.
Gjykata Kushtetuese, Ministria e Drejtësisë dhe institucione të tjera relevante ishin informuar për këtë veprimtari të gjyqtarit Laban. Burimet RTVDukagjinit, bëjnë të ditur se pikërisht ky gjyqtar është caktuar të premten nga Gjykata Kushtetuese që të vendosë lidhur me rendin kushtetues të Kosovës, në cilësinë e gjyqtarit raportues.
E siç mëson Telegrafi, lidhur me këtë çështje, presidentja e shtetit, Vjosa Osmani mban një konferencë për media.
Konferenca do të mbahet në ora 16:30.
