Rama: Albin, Hekuran mos rrini në zyra e në xhipa, hajde takohemi dhe bëjmë zgjidhjen

nga D. V.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama edhe nëpërmjet një shkrimi i ka bërë thirrje kryeministrit në detyrë Albin Kurtit dhe ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati që mos të rrinë në zyra e në xhipa por të dalin të takohen dhe të bëjnë një zgjidhje për punëtorët e qytetarët e Prishtinës.

“Albin, Hekuran, mos rrini në zyra e në xhipa. Hajde takohemi dhe e bëjmë zgjidhjen për punëtorët dhe qytetarët e Prishtinës! Sot iu bashkova protestës sepse jam dhe do të jem gjithmonë me punëtorët dhe qytetarët e kryeqytetit. Prej një viti kërkojmë zhbllokimin e buxhetit, ndërsa ai vazhdon të mbahet padrejtësisht peng për interesa politike. Jam me ju punëtorë dhe do të qëndroj në krahun tuaj deri në zgjidhjen e këtij problemi dhe kthimin e shërbimeve që qytetarët meritojnë! Punëtorët po i presin pagat që u takojnë. Qytetarët po i presin shërbimet që u takojnë. Kryeqyteti po e pret buxhetin që i takon! Mos bëni politikë me nevojat bazike të qytetarëve. Është e pandershme dhe jonjerëzore”, ka shkruar ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More