Rama punëtorëve të ndërmarrjes së “Gjelbër” për pagat: Bllokadë nga Qeveria, do të jem në krahun tuaj

nga D. V.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim punëtorët e ndërmarrjes “Gjelbër”.

Rama ka bërë të ditur se si pasojë e bllokadës nga qeveria, edhe këta punëtorë po kanë probleme me paga.

“Punëtorët e ndërrmarjes “Gjelbër” prej kohësh po përballen me vonesa në marrjen e pagave të tyre, si pasojë e bllokadës së padrejtë të krijuar nga Qeveria. Sot i prita në takim përfaqësuesit e ndërrmarjes, të cilëve me shqetësim dhe mirëkuptim të thellë njerëzor u shpjegova situatën e krijuar”, ka shkruar Rama.

Ai bëri të ditur se kanë inicuar padi ndaj ministrit në detyrë Hekuran Murati.

“Kjo bllokadë, e cila po dëmton jo vetëm punëtorët por edhe shërbimet publike jetike të kryeqytetit, është e pajustifikueshme, e paligjshme dhe me prapavijë të qartë politike. Për këtë arsye, kemi ndërmarrë të gjitha hapat ligjorë të mundshëm, duke iniciuar padi ndaj Ministrit Murati dhe tre zyrtarëve përgjegjës për këtë pengesë të qëllimshme”, tha Rama.

Ai falënderoi punëtorët dhe u shprehu gatishmërinë se do ta vazhdojë mbështetjen për ta.

“Dua t’i falënderoj nga zemra të gjithë punëtorët për durimin, profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre, të cilët përkundër sfidave ekonomike dhe presioneve kanë vazhduar të kryejnë punën me dinjitet, duke mos e ndalur asnjë ditë shërbimin ndaj qytetarëve tanë. Ky është shembulli më i pastër i përgjegjësisë dhe integritetit punëtor. Ju siguroj se jam në krahun tuaj dhe do të vazhdoj me vendosmëri çdo rrugë ligjore e institucionale deri në zhbllokimin e mjeteve të ndërrmarjes deri në shpërblimin e drejtë të çdo punëtori me pagën që e ka fituar me punë. E drejta do të triumfojë, padrejtësia nuk do të tolerohet”, ka shkruar Rama.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More