Ramadani në Nerez: “Bashkë për vizionin e përbashkët të Shkupit!”

nga Redaksia

Saraj/Nerezë, 5 tetor – Në kuadër të fushatës zgjedhore, kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për Komunën e Sarajit, Blerant Ramadani, së bashku me deputetin e zonës Blerim Bexheti, kandidatin për Kryetar të Qytetit të Shkupit Zejd Rexhepi, dhe kryetarin aktual të Komunës së Sarajit z. Iljaz Veseli, zhvilluan një takim me banorët e Nerezit.

Gjatë vizitës, u bë thirrje për mbështetje të kandidatëve të AKI-së në nivel komunal dhe për këshillat përbërëse të tyre, ndërsa u theksua se mbështetja për Lirimin, Abdulselamin dhe Nezranen është më e fuqishme se kurrë.

Në fjalën e tij, kandidati Ramadani theksoi se Nerezi është pjesë e pandashme e Shkupit dhe se AKI do të jetë gjithmonë pranë kërkesave dhe nevojave të qytetarëve të kësaj pjese të kryeqytetit.

“Angazhimi ynë është i qartë – të ndërtojmë një Shkup të drejtë, gjithëpërfshirës dhe me zhvillim të barabartë për të gjitha lagjet dhe komunat që e përbëjnë atë,” – u shpreh Ramadani.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More