E Ngarkuara me Punë në ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, ka mirëpritur gjeneral- brigade Sean Flynn, përfaqësues ushtarak i ShBA-së në detyrë në komitetin ushtarak të NATO-s.
Përmes një njoftimi Ambasada ka bërë të ditur se ka Flynn gjatë vizitës së tij në Kosovë do të mësojë më shumë rreth zhvillimeve në marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK’së.
“Gjatë vizitës së tij në Kosovë, Gjeneral Brigade Flynn do të mësojë më shumë rreth zhvillimeve në marrëdhëniet dypalëshe të SHBA-së me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe do të takohet me personelin amerikan në Kampin Bondsteel që mbështet misionin e Forcës së NATO-s në Kosovë – KFOR.”, thuhet në njoftim.