Një grua ka raportuar se në rrjetin social në “TikTok” është hapur një profil i rremë në emër të ankueses duke bërë postime e komente fyese në emrin e saj.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 14:55 në rrugën “Vlade Cvetovic”, në veri të Mitrovicës.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se në rrjetin social ‘TikTok’ është hapur një profil i rremë në emër të ankueses dhe bën postime e komente fyese në emrin e saj, pa pëlqimin e saj. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.
