Rast i ri i kollës së mirë, epidemia në territorin e qytetit Shkup ende në vijim

nga D. V.

Shkup, 4 prill – Është regjistruar një rast i ri i kollës së mirë në periudhën prej 28 mars deri dje, për një më shumë në krahasim me periudhën e kaluar shtatë ditore, kur nuk kishte raste të regjistruara, informojnë sot nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP).

“Rasti është nga Kumanova, nga grupmosha prej 10 deri 14 vjet dhe i pavaksinuar me vaksinë që përmban komponentë të pertusisit. Rasti nuk është hospitalizuar”, sqarojnë nga ISHP.

Në periudhën 2024/25, deri dje, në territorin e shtetit, janë regjistruar gjithsej 1.186 persona të sëmurë nga kolla e mirë.

Sipas të dhënave, incidencë më e lartë prej 265,1/100.000 banorë regjistrohet në Kratovë, në Shkup – 137,2/100.000 dhe 103,3/100.000 në Kumanovë.

Nga ISHP përkujtojnë se epidemia në territorin e qytetit të Shkupit ende po vijon.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More