Reagim i BDI-së ndaj deklaratës së kryeministrit Hristijan Mickoski për Ligjin për gjuhët

nga D. V.

Shkup, 13 mars – Deklarata e fundit e kryeministrit Mickoski, ku pretendon se BDI nuk kujdeset për çështjet e gjuhës shqipe dhe të drejtave të shqiptarëve, por vetëm për mbrojtjen nga krimet e supozuara, është një tjetër akt i ulët i një kryeministri që ka helmuar dhe polarizuar skenën politike dhe etnike deri në atë pikë sa po e bën vendin jofunksional.

Ironia është se këto akuza vijnë nga partia që ka kërkuar zyrtarisht anulimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në Gjykatën Kushtetuese.

Partia që kundërshton vetingun ndërkombëtar të politikanëve dhe funksionarëve shtetërorë.

Partia që është kapur nga oligarkët e privatizimit kriminal dhe me çdo kusht refuzon rihapjen e këtij procesi korruptiv.

Partia që po kap shtetin duke shkatërruar pavarësinë e gjyqësorit dhe institucioneve mbikëqyrëse, duke shkelur parimet e sundimit të ligjit dhe duke tentuar të zhbëjë mekanizmat e Marrëveshjes së Ohrit.

BDI është partia që ka integruar një popull të tërë të përjashtuar nga sistemi, që e ka bërë vendin anëtar të NATO-s dhe që ka ndërtuar një demokraci funksionale multietnike.

Dhe pikërisht kjo është ajo që i frikëson këta politikanë: një demokraci multietnike evropiane, sepse ata duan mungesë monitorimi nga Evropa, duan që nacionalizmi dhe urrejtja etnike të dominojnë diskursin publik – si një mjedis perfekt për të kapur shtetin dhe për të vjedhur paratë e qytetarëve.

BDI nuk do të lejojë që e ardhmja evropiane e vendit të sakrifikohet nga interesa të errëta dhe manipulime politike të atyre që duan ta kthejnë vendin prapa në kohërat e përçarjeve dhe pasigurisë.

Bashkimi Demokratik për Integrim

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More